Muharremaj: Të dielën do të kemi fitore në katër komuna

Kryetar i rizgjedhur i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se partia në të cilën ai bën pjesë, AAK, do të fitojë garën në të gjitha komunat ku garojnë për balotazh.

“Aleanca ka shkuar në rritje, asnjëherë nuk ka ndodhur që AAK të ketë mbi 10 mijë vota për asamble, si dhe mbi 14 mijë e 500 vota për kryetar komunash”, tha Muharremaj në Sytë 7 të Klan Kosovës.

“Dy komuna kanë shkuar pa balotazh, do të fitojmë në 4 ose 5 komuna, ndoshta do të jemi edhe partia e parë”, u shpreh kryetari i Suharekës.

“Të dielën do të kemi fitore në katër komuna”, shtoi Muharremaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Muharremaj tha se do të kërkoj nga qeveria që të kthehen projektet që kanë kaluar buxhetin e Kosovës dhe mjetet që kanë kaluar parlamentin e Kosovës.

Reklama