Muaji maj ndër më të ftohtit në dekada të tëra

Muaji Maj i këtij viti mbetet ndër  më të ftohta dekada të tëra në rajonin tonë. Gjithashtu kishte edhe mjaft reshje shiu posaqërisht në disa pjesë të rajonit ku ranë sasi mbi mesataren normale për muajin Maj.

Ky muaj kishte ngjashmëri të madhe me Majin e vitit 2014, përndryshe kaq ftohtë nuk ka ndodhur të jetë gjatë muajit Maj që nga viti i largët 1980. Poashtu edhe për nga sasia e të reshurave atmosferike ky muaj mund të krahasohet me Majin e vitit 2014.

Në këtë mënyrë Maji i vitit 2019 po hyn në histori si ndër muajt (Maj) më të ftohta dhe më të lagshta në 40 vitet e fundit./MeteoBallkan/

Reklama