MPJ-ja bën skandal në Twitter, e fshin pas reagimit publik

Ministria e Punëve të Jashtme e ka fshirë postimin e paqartë lidhur me dënimin e sulmit bjellorus në aeroplanin civil dhe në dy postimet e reja e ka ritheksuar që pa pëlqimin e presidentit rus nuk do të kishte sulm të tillë, si dhe ka ngritur shqetësimin rreth përforcimit ushtarak të Serbisë nga Rusia.

“Ekziston një pikëpamje e përgjithshme në Evropë që Rusia nën presidentin Putin po bëhet më agresive në politikat e jashtme dhe ai qartazi llogarit në një Perëndim të dobët. Është po ashtu analizë e përgjithshme në Perëndim që pa pëlqimin e Putinit nuk do të kishte sulm bjellorus në aeroplanin civil”, thuhet në postimin në Twitter nga MPJ-ja.

MPJ-ja ka kërkuar që bashkësia ndërkomëbtare të veprojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e aleatëve të vet.

“Gjithashtu, ka shqetësime në rritje për një Serbi më agresive. Serbia ka marrë 30 tanke shtesë dhe 30 transportues ushtarakë nga Rusia. Retorika e presidentit Vuçiq është armiqësore”.

“NATO, SHBA-të, BE-ja duhet të ndërmarrin veprime për t’i mbrojtur dhe ruajtur aleatët e tyre. Kosova rri gati për të punuar me SHBA-të dhe BE-në”.

Reklama