MPB nxjerrë udhëzim për përdorimin e sigurt të fishekzjarreve

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrur një udhëzim se si të përdoren në mënyrë të sigurt fishekzjarret.

Sipas ministrisë në këtë sezonë festash është me rëndësi të dihen rreziqet e përdorimit të fishekzjarreve.

“Të nderuar prindër, ju jeni përgjegjës për çfarëdo aktiviteti që ndodh në pronën tuaj apo atë publike nga përdorimi i fishekzjarreve. Prandaj, mos i lini fëmijët vetëm që ti ndezin fishekzjarret”

Kurse sipas MPB-së ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe mbikëqyret nga të rriturit.

“Mbani familjen në distancë dhe të sigurt, larg tymit dhe shkëndijave nga fishekzjarret. Zgjedhni me kujdes vendin se ku do t’i ndizni fishekzjarret.”

Tutje bëhej e ditur se përdorimi i tyre është i lejuar nga 26 dhjetori deri më 2 janar.