Moti sot në Kosovë i ftohtë e me ngrica

Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës (IHMK), nga dita e diel, do të jetë një turbullirë me masa të ftohta polare do të depërtojë mbi vendin tonë, që do të sjellë mot të ftohtë dhe mundësi për reshje bore.

“Vlerat e cilësisë së ajrit, që gjatë ditës së mërkurë zbritën edhe në vlera mesatare, në ditët në vijim do të kalojnë në të pashëndetshme, e kohëpaskohe zbresin edhe në mesatare. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të përmirësojë cilësinë e ajrit edhe në vlera të mira”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

2.01 – Ftohtë. Në mëngjes ngrica.

3.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

4.01-5.01 – Ditën e shtunë, në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vranësirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielën, kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

6.01- Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.

Reklama