Moti sot në Kosovë

Mot me shi dhe borë parashihet të ketë edhe gjatë së martës në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri në 4 gradë Celsius, derisa ato maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë.

“Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik”, njofton Instituti.

Reklama