Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Java sipas IHMK-së do të karakterizohet me reshje shiu dhe bore.

Sipas njoftimit, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell ditën e mërkurë. Ndërkaq sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.

Reklama