Moti sot, me diell e vranësira

Mot me diell dhe vranësira do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditës së sotme.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihet mot kryesisht i vranët. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK-ja.

Reklama