Moti sot i vranët, në disa vende do të bie edhe borë

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të jetë i vranët e me intervale të gjata me diell.

Temperaturat do të pësojnë rënie. Ato minimale do të lëvizin -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 1 dhe 7 gradë Celsius.

Sot parashihet vende-vende edhe fjolla të dobëta të borës.

“Të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore. Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Reklama