Moti për të premten e të shtunën në Kosovë

Derisa në brigjet perëndimore të Greqisë pritet të kalojë stuhia mesdhetare ‘IANOS’, në vendin tonë parashihet të mbajë mot i thatë e pa të reshura, me vranësira dhe intervale me diell, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se një front i ftohtë ditën e premte parashihet të kalojë në lindje të rajonit, që do të zbresë lehtë temperaturat përreth vlerave mesatare, ndërsa diferencat e mëdha barike ndërmjet stuhisë IANOS në Mesdhe dhe fushave të presionit të lartë në pjesët veriore të rajonit, do të kushtëzojnë erëra mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme në pjesët perëndimore dhe qendrore të rajonit. Në vendin tonë vende-vende mund të fryjë erë verilindore me hove edhe deri në 20m/s (72km/h).

Sipas PW, në fundjavë do të mbajë mot i mirë, pa të reshura, me vranësira dhe intervale me diell.

Parashikimi për 18 dhe 19 shtator:

18.9.2020 – Jo shumë ngrohtë, me erë, vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 28C, e në vise malore 11 deri 20C. Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga verilindja 7-16m/s, e në verilindje të vendit me hove deri në 20m/s. Indeksi UV: 6.

19.09.2020 – Alternime në mes vranësirash dhe kthjellimeve. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 11C deri 26C, e në vise malore 8C deri 19C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 4.

Reklama