Moti për sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Ka mundësi që të ketë ndonjë rigë apo rrebesh shiu ose bore të izoluar në ndonjë rajon. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në krahasim me dje.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi  do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare.

Të enjten në tërë rajonin pas një mëngjesi të ftohtë dhe vende-vende me ngrica, gjatë ditës pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe më i ngrohtë. Të premtën priten reshje shiu në tërë rajonin, kurse vonë pasdite priten ulje të temperaturave dhe reshje bore në viset kodrinore-malore. Nga e shtuna stabilizim i sërishëm i motit, kurse nga e diela priten ngritje të ndjeshme të temperaturave dhe pritet të kemi mot të vërtetë pranveror./Meteoballkan

Reklama