Moti për sot, i vranët dhe me shi

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot i vranët e vende-vende do të ketë edhe riga të dobëta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihet që të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë.

“Ndërkohë të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë”, ka njoftuar IHMK-ja.

Reklama