Moti për sot dhe nesër, temperaturat arrijnë deri në 37 gradë

Në vendin tonë sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

“Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, njofton IHMK,

 

Reklama