Moti për sot dhe nesër – ditë të freskëta

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Pasdite në shumë rajone priten riga apo rrebeshe lokale afatshkurtëra shiu.

Edhe në Shqipëri sot mot i ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër pritet mot i ngjashëm, me intervale kohore me diell, ndërsa vende-vende priten edhe riga apo rrebeshe lokale shiu.

Nesër në Kosovë do të kemi mot kryesisht të vranët, vende-vende me riga shiu. ndërsa në Shqipëri priten reshje të dendura shiu posaçërisht në qendër dhe jug të vendit, ku vende-vende do të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe në Maqedoninë e Veriut nesër priten reshje të dendura shiu.

Nga e mërkura në tërë rajonin pritet stabilizim i motit dhe përpos vranësirave kalimtare priten rreze më të shumta diellore dhe ngritje graduale të temperatruave./Meteoballkan

Reklama