Moti për sot dhe nesër

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe vende-vende me intervale kohore diellore. Në mbrëmje pritet depërtimi i një fronti të dobët të ftohtë ajror nga verilindja i cili pritet të na sjellë reshje kalimtare shiu.

Në viset më të larta malore reshje kalimtare bore.

Nga e diela stabilizim i plotë i motit. Priten rreze të shumta diellore gjatë ditës, ndërsa netët dhe mëngjeset pritet të jenë me mjegull në disa rajone si dhe me ngrica të dobëta. Temperaturat ditore do të shënojnë ngritje të vazhdueshme./Meteoballkan

Reklama