Moti për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të cilat herë pas here mund të jenë të përcjellura edhe me rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë, pasdite priten edhe intervale kohore me diell por edhe rrebeshe lokale.

Në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi sot mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër mot i ngjashëm, me vranësira të dendura dhe rrebeshe të herëpashershme shiu, të cilat vende-vende do të përcjellen me vetëtima dhe bubullimë. Në orët e mbrëmjes pritet depërtimi i frontit të ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë ulje të ndjeshme të temperaturave. Në viset kodrinore-malore do të ketë edhe reshje bore. Nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në ndonjë qytet apo qytezë të Republikës së Kosovës.

Të martën mjaft ftohtë, me vranësira dhe erëra veriore. Reshjet do të dobësohen dhe ndërpriten në shumë rajone por do të vazhdojnë vetëm lokalisht.

Reklama