Moti për sonte dhe nesër

Shumë pjesë të Kosovës sot u përfshinë nga rrebeshe lokale të fuqishme shiu, me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa disa pjesë mbetën pa reshje.

Edhe gjatë natës në Kosovë do të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse mot mjaft jostabil do të mbajë edhe ditën e nesërme kur edhe priten që reshjet e shiut të përfshijnë tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu do të ketë edhe ulje të ndjeshme të temperaturave në tërë Kosovën. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu si dhe shtrëngata me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshet e shiut nesër do të përfshijnë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vende-vende priten stuhi apo shtrëngata mjaft të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të enjtën pritet stabilizim i motit në tërë rajonin./Meteoballkan

Reklama