Moti për këtë javë, nis me shi dhe përfundon me shi

Java që po hymë do të vazhdojë të na sjellë mot mjaft të ndryshueshëm dhe jostabil.

Fushat ajrore të paqëndrueshme ciklonike do të mbretërojnë edhe këtë javë mbi Gadishullin Ballkanik por edhe mbi territoret tona duke u përforcuar në fund të javës.

Java do të fillojë me reshje lokale shiu të cilat priten gjatë ditës së sotme. Reshjet do të përfshijnë shumicën e territorit të vendeve tona por nuk priten reshje intensive me ndonjë përjashtim. Pra, nga sot do kemi shtim të vranësirave gjatë ditës dhe reshje apo rrebeshe lokale dhe të herëpashershme shiu.

Të martën pritet të kemi mot me intervale kohore me diell, por gjatë ditës pritet të kemi zhvillim të vranësirave vertikale apo konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Dita më e mirë gjatë kësaj jave sipas ecurive aktuale sinoptike pritet të jetë dita e mërkurë, kur do të kemi shumë më shumë diell dhe reshje të pakta dhe shumë të kufizuara.

Nga e enjta pasdite pritet të depërtonjë masa të reja ajrore të paqëndrueshme të cilat pasditeve do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot mjaft jo stabil sipas ecurive aktuale sinoptike pritet të kemi nga e premta kur pritet që të kemi edhe zhvillime të fuqishme vranësirash me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe fundjava do të na sjellë mot të paqëndrueshëm dhe herë pas here me zhvillim vranësirash dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pra, vazhdon trendi mjaft jostabil i motit edhe këtë javë, vetëm se gjatë kësaj jave reshjet do të shtohen në shumicën e territorit të vendeve tona sepse do të kemi ngritje të herëpashershme të temperaturave. Kjo nxehtësi do ti jap energji shtesë atmosferës jostabile e cila do të na sjellë edhe reshje lokalisht edhe të fuqishme.

Ishte ky parashikimi i motit në aspekte të përgjithshme për këtë javë nga Meteoballkan gjykuar ecuritë aktuale sinoptike. Nëse ka ndonjë ndryshim eventual ne gjithsesi do tju njoftojmë me postimet tona të përditshme./Meteoballkan

Reklama