Moti për dy ditët e fundjavës

Sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite pritet të ketë vranësira vende-vende po nuk do të ketë reshje atmosferike me ndonjë përjashtim shumë të rrallë.

Do të ketë erëra kryesisht të lehta nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit.Nesër pritet të ketë shtim të vranësirave në tërë rajonin tonë. Fillimisht në Shqipëri dhe Mal të Zi priten reshje shiu, kurse vende-vende do të ketë edhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.

Në Kosovë pas një paraditeje dhe ndoshta edhe mesdite pa reshje, pasdite pritet të fillojnë reshjet e shiut të cilat fillimisht do të jenë lokale me mundësi edhe për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës reshjet e shiut do të përfshijnë tërë Kosovën, por edhe Maqedoninë e veriut.Të hënën dhe të martën në tërë rajonin tonë duke përfshirë edhe Kosovën priten reshje shiu. Herë pas here mund të ketë edhe zhvillime vranësirash vertikale apo konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima, bubullimë si dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për breshër.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë reshje pa ndrëprerje, gjithsesi do të ketë pauza në mes të reshjeve.Edhe ditëve tjera të javës do të vazhdojë rrotullimi i ajrit jostabil (ciklonit) mbi rajonin tonë, duke kushtëzuar herë pas here reshje, apo rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Reklama