Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale bore. Do ta kemi një ditë të vërtetë dimërore me erëra të ftohta veriore dhe reshje të herëpashershme lokale bore. Erërat herë pas here pritet të arrijnë fuqinë maksimale nga 50 deri afër 60 km/h.

Në Shqipëri pritet mot me kthjellime dhe zhvillime lokale të vranësirave. Do të jetë mjaft ftohtë dhe me mundësi për reshje të izoluara afatshkurtra bore të cilat mund të paraqiten edhe në disa vise bregdetare.

Edhe në Maqedoninë Veriore pritet mot mjaft i ftohtë, me erëra të ftohta veriore dhe reshje lokale bore. Reshje bore nesër priten edhe në veriun e Malit të Zi ndërsa në jug kryesisht kthjellët dhe ftohtë.

Të enjten në mëngjes me acar të fortë me temperatura minimale në Kosovë nga -9 deri në -13 gradë Celsius. Gjatë ditës ftohtë dhe kryesisht thatë, me alternime mes vranësirave dhe intervale kohore me diell. Edhe në tërë Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi të enjten me acar. Gjatë ditën me intervale kohore me diell por mjaft ftohtë.

Nga e premtja ngritje graduale e temperaturave, por edhe shtim gradual i vranësirave të cilat vende-vende pritet të kushtëzojnë edhe reshje bore e shiu të cilat do të jenë intensive në orët e mbrëmjes ose natës në të shtunën. Në Shqipëri rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe shiu me bubullimë mund të ketë edhe në Kosovë./Meteoballkan

Reklama