Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë. Ka gjasa që të ketë riga lokale shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Në Shqipëri mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura mbi rajon do të depërtojnë masa të ngrohta dhe të thata ajrore anticiklonike. Si pasojë do të vije deri te ngritja e temperaturave. Priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. I ngrohti që pritet të vije do të konsiderohet ekstrem për arsye se gjendemi mu në mes të stinës së dimrit./Meteoballkan

Reklama