Moti për ditën e parë të muajit pranveror

Marsi në Kosovë do të fillojë me mot kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë, por pa reshje atmosferike. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa dita me rreze diellore, vranësira kalimtare dhe e freskët me erëra të lehta deri mesatare nga verilindja.

Të martën do të mbajë mot i ngjashëm sikur të hënën, me ngrica në mëngjes dhe intervale kohore me diell gjatë ditës. Temperaturat ditore do të shënojnë ngritje të lehta.

Nga e mërkura rikthim i pranverës. Priten ditë me diell dhe të ngrohta në tërë rajonin, ndërsa për fundjavë përkeqësim gradual i motit. /Meteoballkan

Reklama