Moti nesër dhe ditëve në vazhdim (24.06.2022) – E premte

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil sidomos pjesa e dytë e dites. Mëngjesi pritet të jetë me vranësira lokale dhe mundësi për riga lokale shiu ose ndonjë rrebesh shiu në disa rajone. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 30°C

Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Paradite në disa vise të Maqedonisë së Veriut mund të ketë vranësira me ndonjë rrebesh lokal shiu.

Të shtunën ma pret mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje në Kosovë priten zhvilllime të reja konvektive dhe si pasojë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më shumë gjasa për rrebeshe kanë veriu, verilindja, veriperëndimi dhe pjesësisht edhe pjesa qendrore dhe lindore e vendit.

Në viset tjera të shtunën pritet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Ditëve të ardhshme na pret kryesisht me diell dhe i nxehtë. Ende do të ketë shanse për rrebeshe të izoluara shiu pasditeve./MeteoBallkan