Moti nesër dhe ditëve në vazhdim – 06.07.2022 – E Mërkurë

FOTO ILUSTRIM

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në disa vise priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 29°C.

Në Shqipëri vazhdon ende vapa e fortë verore. Edhe nesër pritet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Rrallë në disa vise mund të ketë zhvillime të rrebesheve të izoluara.

Rrebeshe lokale nesër priten në Maqedoninë Veriore, Kosoven Lindore dhe veriun e Malit të Zi.

Të enjten na pret mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë. Rrallëkund mund të ketë ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu.

Të premtën ulje të theksuara të temperaturave. Në tërë rajonin priten reshje shiu, vende-vende intensive. Në Shqipëri dhe Maqedoni priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ulja e temperaturave dhe shiu do të përfshijë edhe bregdetin.

Nga fundjava na pret mot i freskët sidomos në viset kontinentale ku priten edhe riga lokale shiu. Në bregdet përmirësim gradual i motit por nuk pritet nxehtësi e madhe./MeteoBallkan