Moti në natën e Vitit të Ri dhe me 1 janar, sipas meteorologëve

31.12.2019 – Pas mëngjesit shumë të ftohtë dhe me ngrica, gjatë ditës kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare, e vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 1.

1.01.2020 – Ftohtë, vransira të ndryshueshme, por me intervale më të gjata me diell. Në lindje dhe juglindje të vendit, pasdite dhe gjatë mbrëmjes, mundësi për fjolla bore. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 1.

Reklama