Moti në Kosovë, i nxehtë dhe me diell – pasditja e vonë mund të sjell vranësira

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Do të jetë mjaft zagushim për shkak të lagështisë së ajrit. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në shumicën e territorit të Shqipërisë edhe sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite vetëm në disa rajone kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi sot  pritet mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të Premtën nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Paradite në tërë rajonin mot i nxehtë dhe me diell, ndërsa pasdite në shumë pjesë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale do të ketë edhe në disa pjesë të Shqipërisë kontinentale.

Për fundjavë në tërë rajonin tonë pritet të kemi mot me diell dhe shumë të nxehtë, kurse sipas ecurive aktuale sinoptike fillimi i javës tjetër do të na sjellë rrebeshe dhe reshje shiu në shumicën e territorit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Meteoballkan

Reklama