Moti në fundjavë, temperatura tropikale

Në këtë fundjavë në tërë rajonin tonë pritet të kemi mot të kthjellët, me diell dhe mjaft të nxehtë.

Reshje atmosferike nuk priten.

Rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masave të thata anticklonike dhe të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore.

Temperaturat maksimale do të sillen nga 30 deri në 36 gradë celisu në nivel rajonal.Rrebeshet lokale të shiut të këtyre ditëve ishin shumë të izoluara dhe shumë rajone mbetën pa asnjë pikë shiu, kurse pati edhe rajone të cilat u flladitën nga rrebeshet e shiut.

Në fundjavë nuk priten rrebeshe shiu, por edhe për ata që nuk e durojnë të nxehtit kemi lajme të mira sepse gjatë javës së ardhshme priten ulje të temperaturave dhe gjithashtu edhe reshje atmosferike.

Reklama