Moti në fundjavë, sot me diell – të dielën me vranësira dhe shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot më i qetë sesa dje dhe me më shumë rreze dielli. Gjithashtu do të ketë edhe ngritje të lehta të temperaturave, megjithatë gjatë pasdites në disa rajone ende mund të ketë gjasa për riga apo ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut  gjithashtu do të mbajë mot më i qetë dhe më i këndshëm sesa dje. Do të ketë ngritje të temperaturave por gjithashtu mund të ketë edhe vranësira të cilat në raste shumë të rralla mund të kushtëzojnë ndonjë rigë apo rrebesh afatshkurtër shiu.

Në Mal të Zi do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell por edhe me zhvilime vranësirash të cilat mund të sjellin riga apo rrebeshe lokale shiu.

Të dielën në tërë rajonin mot më i nxehtë por nuk do të mungojnë edhe vranësirat. Pasdite vonë në shumë rajone të Shqipërisë priten riga shiu të cilat gjatë natës do të paraqiten edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Të hënën në tërë rajonin pritet të kemi mot të paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell si dhe me zhvillim të fuqishëm vranësirash të cilat vende-vende dhe kohë pas kohe do të kushtëzojnë reshje shiu, ndërsa lokalisht edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Reklama