Moti në fundjavë, i përshtatshëm për t’i nisur pushimet verore

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë. Do të ketë erëra mesatare, të freskëta nga veriu. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 27- gradë celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, në viset kontinentale do të jetë më freskët për shkak të erërave verilindore.

Edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Në bregdet do të jetë më nxehtë se në viset kontinentale.

Të dielën në tërë rajonin pritet të kemi mot të kthjellët dhe me shumë rreze dielli. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale dhe kjo do të shënojë fillimin e depërtimit të masave të nxehta afrikane në drejtim të rajonit tonë.

Të hënën dhe të martën në tërë rajonin mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë celsius, duke përfshirë edhe Kosovën.

Të mërkurën pasdite në Kosovë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. /Meteoballkan

Reklama