Moti me shi gjatë ditës, në mbrëmje borë

Parashihet një javë kryesisht më dinamike. Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë.

Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë.

Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion.

Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik.

Reklama