Moti javor, me vranësira, stuhi, shi e breshër

Java që po hymë në rajonin tonë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe do të jetë më e freskët se java që po e lëmë. Masat e nxehta afrikane do të dobësohen pak dhe në drejtim të rajonit tonë do të depërtojnë masa më të freskëta me oirgjinë nga Atlantiku. Këto masa të freskëta dhe të lagështa do të shkaktojnë edhe reshje lokalisht të fuqishme atmosferike.

Nesër në tërë rajonin pritet të kemi mot mjaft jostabil si dhe priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive apo vertikale të cilat vende-vende do të sjellin rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Ky trend do të vazhdoj disa ditë me radhe gjatë kësaj javë, kurse stabilizim të motit sipas ecurive aktuale sinoptike pritet të kemi të premtën dhe të shtunën kur pritet të kemi edhe ngritje të temperaturave.

Reshjet e lokale të fuqishme do të përqëndrohen kryesisht në pjesët kontinentale të rajonit tonë, ndërsa reshjet do të jenë shumë më të rralla në viset bregdetare dhe perëndim të Shqipërisë. Destabilizim i sërishëm i motit pritet të dielën.

Parashikimet afatgjata mund të ndryshojnë në disa nuanca nga dita në ditë, por ne do tju njoftojmë çdo ditë me të rejat më të fundit sinoptike për rajonin tonë dhe më gjerë./Meteoballkan

Reklama