Mot relativisht i nxehtë edhe sot, temeperatura maksimale deri në 29 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka njoftuar se Kosova do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike.

Sipas njoftimit, në këtë situatë meteorologjike, do të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Reklama