Mot me diell sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Reklama