Mot me diell edhe sot në Kosovë

Gjatë ditës në Kosovë do të mbajë mot me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK)ka njoftuar se do të ketë edhe vranësira e sidomos rreth relievit malor, por që nuk parashikohet reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

Indeksi UV do të jetë sërish me vlera të larta dhe udhëzimet e IKSHP do të jenë në dobi të popullatës, sidomos të një shtrese te saj me probleme kronike. Presioni atmosferik do të vazhdoj me vlera të mbi normales.

Reklama