Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindje.

Reklama