Mot jostabil me shi, erë dhe vetëtima

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu. Gjatë paraditës mund të ketë riga apo edhe rrebeshe të herëpashershme shiu në tërë Kosovën, kurse pasdite dhe në mbrëmje pritet që reshjet të shtohen në intensitet si pasojë e zhvillimit të fuqishëm të vranësirave.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes mund të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në tërë territorin e Kosovës parashihet të bije nga 20 mm. deri në 50 mm. l. shi, lokalisht edhe më shumë, sasi kjo e cila mund të shkaktojë edhe vërshime lokale.

Në Shqipëri poashtu edhe sot pritet të ketë mot jostabil dhe me shumë vranësira të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu si dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.

Mot jashtëzakonisht jostabil pritet të mbajë edhe në Maqedoninë e Veriut ku gjatë ditës priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe shtrëngata me breshër në tërë rajonin.

Nesër në tërë rajonin do të vazhdojë të kemi mot jostabil por ndikimi i ciklonit do të fillojë të zbehet. Përpos intervaleve kohore me diell priten edhe zhvillime vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe të enjten dhe të premten, kurse të shtunën pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan

Reklama