Mot i qëndrueshëm në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i qëndrueshëm.

“Kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do t’i takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.

Reklama