Mot i paqëndrueshëm në Kosovë në pesë ditët e ardhshme

Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ditën e martë parashihen riga të dobëta shiu në zona të veriperëndimit, siç parashihen edhe të mërkurën. Kjo situatë e paqëndrueshme do të përcjellët edhe gjatë fundjavës, duke sjellë riga shiu.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius.

Sot parashihet mot me re, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë në 23 gradë Celsius.

“Në fushat termike dhe ato barike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Të mërkurën, por edhe ditën e martë në disa zona të veriperëndimit parashihen riga të dobëta shiu. Kjo situatë e paqëndrueshme parashihet të përsëritet edhe gjatë vikendit, duke sjellë riga shiu. Jemi në fund të muajit gusht dhe pothuaj në gjithë territorin kemi deficit të reshjeve. Sasitë e reshjeve si gjithmonë nuk ishin të shpërndara në mënyrë uniforme. Më së shumti reshje kishte në veriperëndim dhe në qendër të vendit me 32mm, pastaj jugu dhe perëndimi regjistruan 19mm reshje, ndërsa lindja, verilindja dhe juglindja regjistruan 7-11mm reshje. Indeksi UV në jug të vendit mbetet në kufijtë e mesatares, derisa në vendet tjera do të shënoj vlera të larta”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Reklama