Mot i nxehtë paradite, pasditja mund të sjell të reshura të fuqishme shiu

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe paradite me diell. Pasdite në shumë rajone priten zhvillime të vranësirave vertikale apo konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër si dhe ulje të lehta të temperaturave.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal, prandaj disa rajone do të kenë reshje, kurse disa rajone mund të mbesin pas asnjë pikë shiu.

Në Shqipëri sot mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në viset kodrinore-malore priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Maqedoninë e veriut sot mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të entjën në tërë rajonin pritet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe të premtën pritet të kemi mot jostabil dhe me zagushim për shkak të lagështisë së ajrit. Pasdite në shumë rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pra, gjatë tre ditëve të ardhshme përpos nxehtësisë, priten edhe vranësira pasditeve dhe mbrëmjeve vende-vende me rrebeshe shiu, por do të jetë pak më freskët se dita e sotme. Temperaturat maksimale çdo ditë do të jenë 2 ose 3 mbi 30 gradë celsius.

Për fundjavë në tërë rajonin do të kemi mot me diell dhe me ngritje të mëtujeshme të temperaturave./Meteoballkan

Reklama