Mot i njëjtë edhe sot, me mundësi për reshje dhe bubullima

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe me zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri do të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite në disa rajone kryesisht në veri dhe verilindje mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë e veriut dhe Mal të Zi do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe gjatë ditës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në tërë bregdetin si atë shqiptar po ashtu edhe atë malazez do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell.

Nesër  në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite në Kosovë dhe disa pjesë të Maqedonisë së veriut dhe Malit të Zi priten zhvillime vranësirash të cilat do të kushtëzojn rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Bregdeti do të vazhdojë me mot të mirë, të nxehtë dhe me diell.

Të shtunën në tërë rajonin pritet të kemi mot me diell dhe mjaft i nxehtë, pra priten ngritje të temperaturave. Pasdite në disa rajone në Kosovë mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu. Edhe të dielën pritet mot shumë i nxehtë dhe me diell në tërë rajonin, ndërsa pasdite vonë në disa rajone në Kosovë priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të hënën destabilizim i ri i motit me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Reklama