Momenti kur 30-vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë – Video

Një 30-vjeçar ka rënë sot aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Para një ore kemi pranuar informata se ka rënë një qytetar aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, qytetarët e kanë dërguar në ambulantën në Shtime e më pas është dërguar në spitalin e Ferizajt. Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, tha Gashi për Telegrafin.

Më poshtë mund ta shihni videon kur i riu bie nga teleferiku:

Reklama