Miratohet buxheti i Rahovecit, 14 milionë e 216 mijë euro për vitin 2021

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka miratuar sot buxhetin për vitin 2021, në shumë prej 14 milionë e 216 mijë eurosh.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi ka thënë se miratimi i buxhetit i hap rrugë qëllimit të përgjithshëm për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Rahvoecit.

Latifi ka thënë se buxheti i miratuar është zhvillimor, përkrah bizneset dhe synon përmirësimin e infrastrukturës publike, si dhe në mënyrë të veçantë përkrah sektorin e bujqësisë.

Njoftimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal është miratuar propozimi im për buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2021 i cili do të jetë  14,216,590.00 euro.

Me të drejtë arrij në konkludimin, se Komuna e Rahovecit, tashmë ka marr veten për:

* të ecur sigurtë në përmbushjen e  synimeve të saj zhvillimore;

* të mobilizuar potencialet e saj natyrore e humane për një jetë më të mirë;

* të arritur përparim në planin e zhvillimit ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve;

* të rritur përkrahjen e bizneseve tona;

* të rregulluar infrastrukturën publike;

* të rritur sukseset në fushën e shëndetësisë, arsimit, të kulturës e të sportit dhe

* për të përkrahur pandërprerë, me theks të veçantë sektorin e bujqësisë.

Miratimi i buxhetit për vitin 2021, i hap rrugë një qëllimi të përgjithshëm, pra ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Me këtë rast, dua t’i falënderoj të gjithë këshilltarët komunal, që pas shumë debateve konstruktive e përmbajtësore, votuan për këtë buxhet, të cilin e kemi përpiluar me kujdes, duke i harmonizuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve me mundësitë tona buxhetore.

Me miratimin e buxhetit rriten mundësitë tona për ta bërë edhe më të fortë, më të mirë dhe më të zhvilluar komunën dhe me të lehtë jetën e qytetarëve tanë.

Urime!

SL

Reklama