Miratohet buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2023

Lajmi i fundit

Me 18 vota pro, një abstenim dhe 12 vota kundër, Kuvendi Komunal i Rahovecit e ka miratuar buxhetin për vitin 2023.

Vlera e tërësishme e tij kap shifrën prej 17,548,240.00 eurosh.

Pro buxhetit, përveç asambleistëve të AAK-së, kanë votuar edhe ata të PDK-së, pas vendimit si grup që ta mbështesin buxhetin e propozuar.