
Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se Ministria e Bujqësisë ka hapur periudhën e aplikimit për disa masa mbështetëse për bujqit për vitin 2020-2021.
Sipas një njoftimi të drejtorit Berat Duraku, afati për aplikim do të zgjasë nga 30 janar deri më 1 mars në ora 16:00.

Njoftimi i plotë:
Të nderuar fermerë,
Ashtu siç edhe jeni njoftuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2020-2021 ku kjo përkrahje përmes projekteve investive do të jetë për fermerët në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Tanimë zyra për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin e granteve në Ministrinë e Bujqësisë, është e hapur dhe gjindet në hapësirat e Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec.
Drejtoria e Bujqësisë i uron suksese të gjithë fermerëve aplikues si dhe ju sigurojmë se do të keni mbështetjen e nevojshme në të gjitha procedurat e aplikimit.
Afati për aplikim për masat e shpallura do të zgjasë nga 30.01.2021 deri me 01.03.2021 ne ora 16.00.
Numrat për kontakt:
049 64 32 65
048 55 11 55
048 55 22 55
Suksese!
