Ministria e Financave tregon se kur do të dalin pagat për muajin dhjetor

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se meqë jemi në prag të festave të fundvitit, këtë muaj pagat do të dalin katër ditë para përfundimit të muajit kalendarik.

“Meqë jemi në prag të festive të fundit vitit, këtë muaj pagat do të dalin më 27 dhjetor, ditë e premte”, ka thënë Rafuna.

Reklama