Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 28 gusht afatin e aplikimit për grante

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të këtij viti.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe agrobizneseve. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.

Ndryshe, afati për aplikim për grante investive ishte paraparë të mbyllej sot më 20 gusht.

Reklama