Ministri Veliu tregon se kur do t’i marrin paratë shtesë zyrtarët policorë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka treguar në seancën e sotme se kur do t’i marrin paratë shtesë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Sipas Veliut, zyrtarët e PK-së do t’i marrin këto para brenda këtij muaji.

“Ne kemi pas një takim me sindikatën e Policisë së Kosovës. Jemi dakordu të paguhen orët shtesë në fazën e shtatorit dhe një shumë e mjeteve që do të paguhen do të ndodh në fazën e shtatorit”, ka thënë Veliu.

Ndryshe, punonjësit e Policisë së Kosovës që nga fillimi i pandemisë kanë qenë të ekspozuar në luftën kundër coronavirusit dhe kanë punuar me orar të tejzgjatur 12 orësh. Por, nga e hëna do të rikthehet orari tetë orësh.

Ditë më parë Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protesta në rast të mospagesës për shumën prej 300 eurosh si dhe për çështjen e ushqimit.

Reklama