Ministri i Bujqësisë diskriminon bujqit, veçon hapur ata nga regjioni i Prishtinës

Ministri në detyrë i Bujqësisë Besian Mustafa ka bërë një gabim të pafalshëm, duke e pranuar që ai i trajton në mënyrë të ndarë bujqit në Kosovë, varësisht se prej cilës komunë vijnë ata.

Në kohën kur dëmet në bujqësi nga reshjet e vërshimet fundit janë të mëdha në anën e Rahovecit dhe komunave përreth, ai ka vendosur që t’i ndajë bujqit, jo në bazë të specifikave profesionale dhe nevojës për mbështetje, për në bazë të prejardhjes së tyre.

Mustafa në një postim në Facebook, u është drejtuar bujqve të anës së Prishtinës, duke thënë se është kujdesur që ata të jenë më të përkrahurit nga Ministria e Bujqësisë. Menjëherë pas kësaj, ai ka kërkuar përpkrahjen me votë nga bujqit e këtij regjioni duke thënë se “përkrahja për mua është përkrahje për të ardhmen”.

“Të dashur fermerë të regjionit të Prishtinës, unë u kujdesa që të jeni ndër më të përkrahurit nga Ministria e Bujqësisë. Përkrahja e juaj për mua është përkrahje për të ardhmen tuaj”, ka bërë thirrje ai në një postim elektoral.

Reklama