Ministri Blerim Kuçi jep dorëheqje për t’u angazhuar në fushatë

Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri Blerim Kuçi, duke njoftuar se ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Kuqi ka thënë se vetë ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore.

“Unë vetë kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryejë detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë”, ka thënë Kuqi për Front Online.

Kuqi më tutje ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet, por do të jetë pjesë e Shtabit Zgjedhor.

“Nuk do të jem kandidat për deputet, por pjesë e Shtabit”, tha ai.

Reklama