Milaim Zeka thotë se Donika Gërvalla kur flet për vrasjen e babit të saj e ka fjalën për Pacollin

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kur flet për personin që mund ta ketë vrarë babanë e saj e ka fjalën për Behgjet Pacollin.

Ai tha se Gërvalla pikërisht Pacollit i ka kërkuar vota për ta bërë Vjosa Osmanin presidente.

“Ka një urrejtje patologjike ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kjo nuk ka asnjë dëshmi. Për turpin e saj dhe të Vjosa Osmanit vrasësit të babait të saj ja kanë kërkuar votën për ta bërë Vjosën Osmani presidente. I kisha kërku unë ndonjëherë votë një personi që dyshojë së ma ka vrarë babain?. Ajo e ka fjalën për Behgjet Pacollin. Për këto materiale ajo prej A-Zh e ka fjalën për Behgjet Pacollin. Albin Kurti e ka marr në pyetje pikërisht për vrasjen e Jusuf Gërvallës”, ka thënë Zeka në emisionin “Frontal”, në T7.

Më tutje Zeka tha se Gërvalla nuk ka se cfarë të deponojë në Gjykatyën Speciale për Thaçin e Veselin.

“Të vetmin fakt e ka për Behgjet Pacollin. Nuk çka me deponu ajo as për Kadri Veselin e as për Hashim Thaçin. I kam lexuar krejt ato  raporte. Kjo flet me fjalë të burrit të saj. Nuk ka asnjë dëshmi. Flet vetëm mbi bazën e thashethemeve që janë ndërtu nga shqiptarët këtu”, ka thënë ai.

Reklama